Selajdin Gallapeni është gjyqtar në Gjykatën Themelore Prizren / dega në Suharekë, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2005, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2011. Nga janari 2006 deri në dhjetor 2007 ka qenë praktikant në zyren e av. Sehad Haliti në Suharekë. Ka punuar si jurist pranë firmës “Victoria Invest” nga maji 2009 deri në dhjetor 2010. Po ashtu ka punuar si Avokat Publik i Komunës së Suharekës prej datës.05.01.2012 deri me 31 gusht 2017. Me 31.07.2017, Gallapeni është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren / dega në Suharekë.