Nazim Vllaco është gjyqtar në departamentin për kundërvajtje të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Vllaco ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2003. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka punuar si profesor i lëndëve juridike në SHML’’ Ymer Prizreni’’ në Prizren. Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2010 në Gjykatën Komunale për kundërvajtje në Prizren. Nga një Janari i vitit 2013 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në departamentin e kundërvajtjes të Prizrenit pozitë të cilën e mban ende.