Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 03.07. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  R.SH. me pseudonim  “molla e kuqe” , nga fshati Shirokë  Komuna e Suharekës,  për shkak  se në bash kryerje ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile nga neni 142…

PRIZREN, 03.07. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  R.SH. me pseudonim  “molla e kuqe” , nga fshati Shirokë  Komuna e Suharekës,  për shkak  se në bash kryerje ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LPJ-së në lidhje me nenin 3 (1.a) të Konventës së IV të Gjenevës dhe gjithashtu e dënueshme sipas nenit 152 par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I  akuzuari me iniciale R.SH.nga  fshati Shirokë Komuna e Suharekës,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite , në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.