Robert Tunaj është gjyqtar i departamentit të përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prizren - dega në Suharekë. Tunaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1989, ndërsa provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2003. Ai punoi si avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2010. Në po të njëjtin vit ai filloi punën si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Suharekës deir në vitin 2012.Tunaj u emërua si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore Prizren - dega Suharekë në vitin 2013, ku ende vazhdon të punojë.