PRIZREN – 02.11.2017 – Sot Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Ymer Hoxha priti në takim pune, gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, z. Agim Maliqin, Koordinator i KGJK, për lëndët e shenjës truara në mekanizmin përcjellës dhe lëndët që lidhen me natyrën korruptive.
Me Kryetari e kësaj Gjykate u d akorduan që lëndët e kësaj natyre të trajtohen me prioritet absolutë.
Nga 4 (katër) lëndë të cilat janë të shenjës truara në këtë gjykatë, prej tyre 2 (dy) janë të përfunduara kurse 2 (dy) të tjerat janë në fazën përfundimtare, përkatësisht në fjalën përfundimtare të palëve.
Gjyqtarët të cilët janë të angazhuar në këto lëndë të natyrës korruptive nuk paraqiten pengesë për kryerjen e këtyre lëndëve.
Përfundimi i këtyre lëndëve me prioritet dhe kohë është edhe njëri prej kushteve për Integrimin e Republikës së Kosovës në BE dhe liberalizim të vizave.