Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale  F.P. nga Prizreni, i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPK-së, dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së.  

I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 14.03.2016 në ora 13:00, dhe do të zgjasë  deri me datën 14.04.2016 .

Gjyqtari  i  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  me datën 14.01.2016. rrethë orës 20:20 minuta në Prizren në rrugën ,,Flamuri,, pas një mosmarrëveshje paraprake që ka pasur një javë më herët  me  B.K. me dashje tenton të privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë  që armatoset me një pistoletë të cal.7.65 mm. dhe më të parë  B.K. i cili ishte në shoqëri me B.M , Z.T dhe M.B e ndalon automjetin ,,Fiat Punto,, dhe shtënë me pistoletë pesë herë në një vend publikë në drejtim të B.K. në një distancë prej 20 (njëzetë) metra me ç’rast plagos të dëmtuarin M.B. duke i shkaktuar të njejtit lëndime të rënda trupore.