PRIZREN – 26.10.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.G. e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 23.10.2017, nga ora 18:00, dhe do të zgjasë deri më datën 23.11.2017.
I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 23.10.2017 rreth orës 17:29 minuta, në Prizren, me dashje sulmon personin zyrtarë – të dëmtuarin me iniciale V.A. , gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në një rastë të plagosjes me armë që kishte ndodhur në këtë vend, në ndërkohë kishte ardhur i dyshuari dhe kishte filluar ta ofendoj dhe më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë, me ç’rast personit zyrtar-të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par. 2. i KPRK-së.