Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 26.10.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.G. e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 23.10.2017, nga  ora 18:00, dhe do të zgjasë deri më datën 23.11.2017.

I pandehuri me inicialet e lartë përmendura  dyshohet  se me datën 23.10.2017 rreth orës 17:29 minuta, në Prizren, me dashje sulmon personin zyrtarë – të dëmtuarin me iniciale V.A. , gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në një rastë të plagosjes me armë që kishte ndodhur në këtë vend, në ndërkohë kishte ardhur i dyshuari dhe kishte filluar ta ofendoj dhe më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë, me ç’rast personit zyrtar-të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.

Me këtë veprim i pandehuri  dyshohet se ka  kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga  neni 410 par. 2.  i  KPRK-së.