Me datën 24.10.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan Ansambleja e fëmijëve të Komunës së Prizrenit.
Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.
Ansambleja e fëmijëve u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga kryetari i Gjykatës z. Ymer Hoxha, zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj. Prezantimet fillestare u pasuan me diskutim me fëmijët dhe përfaqësuesve të gjykatës . Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun.