OJQ “Novokoncepti” – Ansambleja e fëmijëve të Komunës së Prizrenit vizituan Gjykatën e Prizrenit

OJQ “Novokoncepti” – Ansambleja e fëmijëve të Komunës së Prizrenit vizituan Gjykatën e Prizrenit

Me datën 24.10.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan Ansambleja e fëmijëve të Komunës së Prizrenit.

Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Ansambleja  e fëmijëve u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga kryetari i Gjykatës z. Ymer Hoxha, zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj. Prezantimet  fillestare  u pasuan me diskutim me fëmijët dhe përfaqësuesve të gjykatës . Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt  me kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun.