Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet A.G. nga fshati Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit i caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 27.08.2015 në ora 13:10 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 26.09.2015.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 27.08.2015, rreth orës 12:15 minuta, në fshatin Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit, me dashje dhe paramendim, tenton ta privoj nga jeta djalin e tij me iniciale E.G. si pasoj e një mosmarrveshje dhe konflikti verbal në mes vete lidhur me raportet familjare.