Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja  e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krimeve të Rënda  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me inicialet  A.G. nga fshati Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit i caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë  nga neni 178  lidhur me nenin 28 të KP-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së.

 I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 27.08.2015  në ora 13:10 minuta dhe do të zgjasë   deri me datën 26.09.2015.

Gjyqtarja   e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.

I  pandehuri dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  se  me datën 27.08.2015, rreth orës 12:15 minuta, në fshatin Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit, me dashje dhe paramendim, tenton ta privoj nga jeta djalin e tij me iniciale E.G. si pasoj e një mosmarrveshje dhe konflikti verbal në mes vete lidhur me raportet familjare.