Komunikatë për media
PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit R.K nga Prizreni, i caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale të pengimit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.5 lidhur me parag.1 të KP-së dhe veprën penale të kanosjes nga neni 185 par. 1 të KP-së.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 12.10.2015 në ora 15:00 dhe do të zgjasë deri me datën 12.11.2015.
Gjyqtari I Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit , Departamenti i Përgjithshëm e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.