Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti i Përgjithshëm  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit  R.K  nga Prizreni, i caktohet masa e paraburgimit  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer  dy vepra  penale  të pengimit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.5 lidhur me parag.1 të KP-së dhe veprën penale të kanosjes nga neni 185 par. 1 të KP-së.

 I  pandehuri   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 12.10.2015 në ora 15:00  dhe do të zgjasë   deri me datën 12.11.2015.

Gjyqtari   I  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit , Departamenti i Përgjithshëm e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurit.