Ambasadorja e SHBA-së Zonja Trejsi Xhejkobson e vizitoi Gjykatën Themelore të Prizrenit
Sot me datën 20.02.2015, Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan Ambasadorja e SHBA-së z.Trejsi Xhejkobson, David Grreer, Drejtor i Programit për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) I USAID-it dhe Xhim Hop, Drejtor i misionit.
Në këtë takim u bisedua për ndërmjetësimin dhe reduktimin e lëndëve përmbarimore duke u bazuar në tre Komponentët Kryesore të Aktivitetit :
- Përmbarimi i aktgjykimeve, ( eliminimi i lëndëve përmbaruese në gjykata, përkrahja për M e D të zbatojë sistemin e përmbaruesve privat
- Legjislacioni komercial (Ndërmjetësimi, Regjimi dhe Ligji i ri për Falimentim
- Edukimi i publikut dhe komunikimi me publikun-praktikat transaksionale biznesore, trajnimi juridik dhe për avokim në temat e legjislacionit komercial.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Ymer Hoxha foli për rezultatet për sfidat e kësaj gjykate, vizitën e Ambasadores Xhejkobson e vlerësoj si përkrahje dhe mbështetje për punën tonë të mëtutjeshme, është hera e dytë që ambasadorja e SHBA-së, e vizitoi Gjykatën tonë.
Z. Hoxha e falënderoj Ambasadoren dhe bashkëpunëtorët për investimet që bënë USAIDI në të gjitha segmentet e jetës në shoqëri e në veçanti për gjyqësorin. Z.Hoxha e siguroj ambasadoren që jemi të përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të krimit në atë mënyrë që të krijojmë një ambient të qetë për qytetarët tanë, të joshim investitorët e huaj që të investojnë në vendin tonë sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta përgatisim shtetin tonë për tu inkuadruar në Bashkësinë Evropiane.
Ambasadorja e përkrahu punën e mirë të gjykatës dhe premtoj që edhe në të ardhmen Qeveria e saj do ta mbështes Kosovën.