Ambasadorja e SHBA-së Zonja Trejsi Xhejkobson e vizitoi Gjykatën Themelore të Prizrenit

Ambasadorja e SHBA-së  Zonja Trejsi Xhejkobson e vizitoi  Gjykatën Themelore të  Prizrenit

Ambasadorja e SHBA-së Zonja Trejsi Xhejkobson e vizitoi Gjykatën Themelore të Prizrenit

Sot  me datën 20.02.2015, Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan Ambasadorja e SHBA-së z.Trejsi Xhejkobson,  David Grreer, Drejtor i Programit për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) I USAID-it dhe  Xhim Hop, Drejtor i misionit.

Në këtë takim u bisedua për ndërmjetësimin dhe reduktimin  e lëndëve përmbarimore duke  u bazuar në tre Komponentët Kryesore të Aktivitetit :

  1. Përmbarimi i aktgjykimeve, ( eliminimi i lëndëve përmbaruese në gjykata, përkrahja për M e D të zbatojë sistemin e përmbaruesve privat
  2. Legjislacioni komercial (Ndërmjetësimi, Regjimi dhe Ligji i ri për Falimentim
  3. Edukimi i publikut dhe komunikimi me publikun-praktikat transaksionale biznesore, trajnimi juridik dhe për avokim në temat e legjislacionit komercial.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Ymer Hoxha  foli për rezultatet për sfidat e kësaj gjykate, vizitën e Ambasadores  Xhejkobson e vlerësoj si përkrahje dhe mbështetje për punën tonë të mëtutjeshme, është hera e dytë që ambasadorja e SHBA-së,  e vizitoi Gjykatën tonë.

Z. Hoxha  e falënderoj Ambasadoren dhe bashkëpunëtorët për investimet që bënë USAIDI në të  gjitha segmentet e jetës në shoqëri e në veçanti për gjyqësorin. Z.Hoxha e siguroj ambasadoren që jemi të përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të krimit në atë mënyrë që të krijojmë  një ambient të qetë  për qytetarët tanë, të joshim investitorët e huaj që të investojnë në vendin tonë sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta përgatisim  shtetin tonë  për tu  inkuadruar në Bashkësinë Evropiane.

Ambasadorja e përkrahu punën e mirë të gjykatës dhe premtoj që edhe në të ardhmen Qeveria e saj do ta mbështes Kosovën.