PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet B.M. dhe L.K. që të dy nga Prizreni, secili veç e veç për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1…
PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet B.M. dhe L.K. që të dy nga Prizreni, secili veç e veç për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KP-së, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti për Krime të Rënda i caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehuri B.M dhe masa e paraqitjes në stacion policor ndaj të pandehurit L.K.
Masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit B.M. do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30/tridhjetë ditëve prej datës 30.03.2016 ora 13:30 dhe do të zgjasë deri me datën 29.04.2016.
Masa e paraqitjes në stacion policor ndaj të pandehurit L.K.do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30/tridhjetë ditëve prej datës 30.03.2016 prej orës 16.12 minuta dhe do të zgjasë deri më 29.04.2016
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se gjatë kontrollit të policisë në shtëpitë e tyre me datën 30 mars 2016 në Prizren janë gjetur substancë të dyshuar për narkotik të llojit marihuan