Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarës me iniciale Z.T. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, për shkak të veprës penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 para.1. të KPRK-së. Të akuzuarën me iniciale Z.T. nga Durrësi R.Shqipërisë, gjykata i ka shpallur…

PRIZREN, – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarës me iniciale Z.T. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, për shkak të veprës penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 para.1. të KPRK-së.

Të akuzuarën me iniciale Z.T. nga Durrësi R.Shqipërisë, gjykata i ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Sepse me datën 24.01.2014, rruga e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotel ,,VilaA1,, e pandehura rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër për qëllime prostitucioni, në atë mënyrë që në këmbim të parave ndihmon të dëmtuarat me inicialet R.T. vajza e të pandehurës dhe E.Q. vajza e motrës së të pandehurës, që të kryejnë prostitucion me persona të tjerë, në këtë rast punëtorët e involvuar të policisë kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshëm prej 120 euro.