Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN-  Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti  i Përgjithshëm Penal ,  pas pranimit të aktakuzës dhe marrëveshjes  së pranimit të fajësisë, te akuzuarit me inicialet N.K. ,  Sh.K. , F.G. , nga Prizreni, I.B. , nga fshati Dobërdol, Komuna e Podujevës si dhe M.K. , nga fshati Budakovë , Komuna e Suharekë,  për shkak të veprës penale të mashtrimit në bashkëkryerje nga neni 261 par. 2 e lidhur me nenin 23 të KPK-së gjykata shpalli fajtor të akuzuarit, dhe secilin veç e veç i dënoi me dënim me  burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, ku në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Gjyqtari gjykues duke aplikuar dispozitat e nenit 47 të KP-së, pasi që mori pëlqimin e të akuzuarve të lartë cekur dhe mbrojtësve të tyre, dënimi i shqiptuar me burgim për secilin veç e veç me nga 6 muaj, ju zëvendësohet me dënim me gjobë secilit veç e veç  me nga 4.000(katërmijë) euro, në të cilën shumë të dënimit me gjobë do të llogaritet për secilin veç e veç koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit  prej viti 2009, në vazhdimësi në intervale të ndryshme kohore deri më datën 09.09.2011, duke vepruar bashkërisht  në territorin e Komunës së Prizreni , Suharekës , Rahovecit, me qëllim që vetit ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme   paraqiten si zyrtar të kompanisë së telefonisë ,,IPKO,, , kinse sipas projektit të kësaj kompanie, bëjnë vendosjen e antenave në pronat – palujtshmërisë private dhe si kusht për këtë ofertë nga të dëmtuarit marrin shuma të konsiderueshme të hollash.