Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 25.01. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.A. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale mashtrim nga neni 335 para.2. të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale I.A. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar, me dënimin me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë ) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite.

Sepse me datën 28.02.2013, në kohë të pacaktuar, në Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur fakte edhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron dhe e vënë në lajthim personin tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri me iniciale I.A. , e mashtron të dëmtuarin me iniciale F.SH., duke bërë pazar rrethe një prone prej 15 ari vend- truall, në vlerë rrethe 28.000 (njëzetetetëmijë) euro, gjersa i dëmtuari me iniciale F.SH. paraprakisht e kishte bërë pagesën duke ia dërguar 18.000 (tetëmbëdhjetëmijë) euro përmes “Raiffaisen Bank” dhe 10.000 (dhjetëmijë) euro përmes “ProCredit Bank” të pandehurit me iniciale I.A. , për të cilën pronë i ka fshehur faktet duke ia shitur parcelën e personit tjetër, me të cilin veprim të dëmtuarin e mashtron dhe e vë në lajthim.