Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

 

PRIZREN, 21 janar 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale H.H. nga fshati Mushtisht Komuna e Suharekës dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 198 par.1.të KPRK-së dhe i shqiptoi dënim me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind) euro.

Sepse me datën 04.03.2017, rrethe orës 03:15 minuta në Prizren, saktësisht në Stacionin Policor ALFA, ku i pandehuri ishte duke e kryer detyrën zyrtare si polic statik dhe përderisa i dëmtuari me iniciale K.H. kishte shkuar në këtë Stacion Policor për të dhënë një deklaratë lidhur me rastin e vjedhjes që i kishte ndodhur në lokalin “Gama”, ku ai punon si menaxher, sapo hynë në oborrin e Stacionit për ta parkuar veturën, ofrohet i pandehuri dhe i thotë se nuk lejohet parkimi i veturave civile dhe se duhet që ta largosh nga këtu, më pas i dëmtuari, automjetin e tij e parkon jashtë oborrit të Stacionit në afërsi të portave hyrëse ku kishte edhe vetura tjera civile, mirëpo i pandehuri në cilësinë e zyrtarit policor del me nxitim duke i kërkuar që ta largoj automjetin edhe nga aty, mirëpo derisa i dëmtuari ishte duke i thënë se ku ta dërgoj veturën, i pandehuri e nxjerr jashtë duke e përdor forcën si dhe gjatë shoqërimit për në stacion e godet dy-tri herë me grushte në fytyrë duke i shkaktuar frikë dhe lëndime të lehta trupore.