Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z.Ymer Hoxha priti në takim ekspertët Britanik Kor Teylor dhe Devid Wells

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z.Ymer Hoxha priti në takim ekspertët Britanik Kor Teylor dhe Devid Wells

11.01.2019 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, z. Ymer Hoxha, ka pritur sot në takim, Kor Teylor dhe Devid Wells , ekspertët Britanik në projektin Organization + Strategy Experts.

 Në këtë takim u diskutua rreth punës së gjykatës të arriturat si dhe sfidat me të cilat përballet në punën e saj.

Projekti i Britanisë së Madhe ishte fokusuar në mbështetje të Drejtësisë së Kosovës, ku u pa e nevojshme që të mbështes gjykatën rrethe trajnimit të gjyqtarëve, stafit mbështetës lidhur me implementimin e ligjeve të aprovuara, e për të cilat paraqitet nevoja për trajnim shtesë, por edhe mundësia në sigurimin e pajisjeve të ndonjë salle me audio dhe video incizim.