Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 08.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.C. nga fshati Lukinaj – Has, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka…

PRIZREN – 08.01.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.C. nga fshati Lukinaj – Has, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, sulm nga neni 187 para.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe veprës penale kanosje nga neni 185 parag.4 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 05.01.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 04.02.2019.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 05.01.2019 rrethe orës 11:00, në fshatin Lukinaj – Has, Komuna e Prizrenit, në shtëpinë e tij familjare, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit – djalit të tij, viktimës së ndjeshme të miturin me iniciale SH.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje familjare, ku fillimisht i pandehuri fjaloset me bashkëshorten e tij, më pastaj në gjendje të tensionuar shan dhe ofendon dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur në fytyrë, por nuk i shkakton lëndime trupore, me datën e njëjtë në ora 18:40 minuta i pandehuri në shtëpinë e tij familjare i kanos të dëmtuarit – djem të tij të mitur me iniciale SH.C. 1 dhe SH.C.2, me përdorimin e thikës mjet ky i rrezikshëm për shkaktim të lëndimit trupor ose dëmit të rëndë për shëndetin, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje familjare që kishin me të dëmtuarit, kinse të dëmtuarit nuk ia japin të hollat kur po kthehen nga kurbeti, i njëjti me dy thika në duar fillimisht e kanos të dëmtuarin me iniciale SH.C.1 duke e ndjekur, e më pastaj e kanos me thikë edhe të dëmtuarin me iniciale SH.C.2, ku të dëmtuarit nga frika largohen nga vendi i ngjarjes, me ç ‘rast tek të dëmtuarit shkakton frik ankth dhe pasiguri.

Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.