Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 28.12. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale Z.B. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1 nën parag.1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit me iniciale Z.B. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data. 24.07.2018 e deri me datën 24.09.2018, krahas dënimit kryesor gjykata i shqipton edhe dënimin plotësues dhe atë:marrjen-konfiskimin e një CD si dhe paketim me gjësende të marra nga vendi i ngjarjes.

Sepse me datën 22.07.2018 rrethe orës 15:30, në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale M.C., i pandehuri duke vepruar në bashkëkryerje me të pandehurin me iniciale A.B., me qëllim që vetit ti sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të dëmtuarës ia marrin pasurin e luajtshme, në atë mënyrë që të pandehurit duke menduar fillimisht se askush nuk gjendej në shtëpi, si dhe duke shfrytëzuar paaftësinë dhe gjendjen e rëndë e të dëmtuarës e cila është e moshës së shtyrë si dhe bashkëshortit të saj i cili është i palëvizshëm, hynë në shtëpi e tyre dhe marrin gjëra të ndryshme me vlerë, dhe pasi kuptojnë se në shtëpi gjendet e dëmtuara, menjëherë largohen nga vendi i ngjarjes.