Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues PRIZREN, 24.12. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit   me iniciale E.XH. , nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe…

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 24.12. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit   me iniciale E.XH. , nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale E.XH. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar   me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muaj, për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së , ndërsa për veprën e dytë mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, i shqipton dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.

Në kuptim të nenit 80 të KP-së, të akuzuarin me iniciale E.XH. i shqiptohet dënimi UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 16(gjashtëmbëdhjetë) muajve.

Sepse me datën 21.08.2013 rrethe orës 17.35 minuta në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake me dashje tenton ta privon nga jeta H.K. dhe I.K., në atë mënyrë që gjersa i I.K. ishte duke drejtuar automjetin “Golf 4”, ku pasagjer në pjesën e përparme të automjetit ishte edhe H.K., papritmas i akuzuari me iniciale E.XH. del para automjetit, drejton fillimisht pistoletën kah automjeti ku I.K. arrin që të devijoj rrugën duke shpejtuar lëvizjen e automjetit, me ç ‘rast nga prapa nga një largësi prej 10 metrave i akuzuari me iniciale E.XH.me armë-pistoletë të modelit të panjohur shkrep një herë në drejtim të veturës dhe godet me predhë xhamin e derës së bagazhit në pjesën e pasme, ashtu që shkakton një vrimë dalëse edhe në pjesën e përparme të gjamit të automjetit duke u ndalur përfundimisht predha në kapakun e motorit.