Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Piranë, Komuna e  Prizrenit

PRIZREN – 20.12.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale S.SH. nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 para.3 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 18.12.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 18.01.2019.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se i pandehuri me datën 18.12.2018, rrethe orës 11:30 minuta, në fshatin Piranë, Komuna e Prizrenit, nën ndikimin e alkoolit, me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës-bashkëshortes së tij me iniciale I.SH., e cila ishte kthyer në shtëpi nga motra e saj, pa asnjë paralajmërim e godet me grusht dhe me kokë, dhe më pas i thotë “dil prej shtëpisë”, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore, të konstatuara sipas raportit të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës.