Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 30.11. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale A.G. nga Prizreni dhe B.G. nga fshati Atmaxha, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1.nën parag.1.1.lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale A.G. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, dhe të akuzuarin e dytë me iniciale B.G. nga fshati Atmaxha, Komuna e Prizrenit gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro.

Sepse me datën 17.11.2014 rrethe orës 12:00, në fshatin Piranë – Komuna e Prizrenit, pikërisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale N.H., në bashkëveprim me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër , marrin pasurin e luajtshme të dëmtuarit, pleh artificial dhe farë për grurë dhe dy dritare, në atë mënyrë shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e pronarit, dhe duke përdorur forcën dritaret e montuara të shtëpisë i zhvendosin, i marrin dhe ikin nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.