Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 23.11. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. nga fshati Lubizhd, Komuna e Prizreni për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1.nën parag.1.1. të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale D.R. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro.

Sepse me datën 31.10.2016 rrethe orës 16:00, në fshatin Lubizhd Komuna e Prizrenit, ia merr pasurin e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, në atë mënyrë që i akuzuari me iniciale D.R. e kapërcen murin e oborrit dhe hynë brenda në oborr, pasi që e kishte aty i dëmtuari me iniciale R.R. automjetin e markës “Mitsubishi Lancer”, i akuzuari me iniciale D.R. duke e përdorur forcën e hapë derën e automjetit dhe futet brenda dhe nga aty merr një akumulator, një radio kasetofon me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëme të konsiderueshme materiale.