Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 02.07.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale E.I dhe E.B. nga fshati Nishor – Komuna e Suharekës për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga nenin 273 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do t’ju llogaritet prej kohës së arrestimit datë 29.06.2018 dhe do të zgjasë deri me datën 29.07.2018.

Me datën 29.06.2018 afër gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë ku është frekuentimi i madh i të rinjve- nxënësve në çantën që e kishte vendosur në shpinë i pandehuri E.I. ka mbajtur të fshehur 3 qese me substanca të dyshuar për narkotik të llojit ,,marihuanë,, në peshë prej 542.69 gram si dhe i dyshuari i dytë me iniciale E.B. ka mbajtur të fshehur një qese me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuan” në peshë prej 16.87, gram të cilën sasi e ka marrë nga i pandehuri E.I. për ta shpërndarë, dhe pasi e ka vërejtur policinë të njëjtën e ka hedhur nën automjet të parkuar.