Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 20.06.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.H nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i…

PRIZREN – 20.06.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.H nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.1. nën para.1.1 lidhur me para.5 dhe nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 19.06.2018, nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 19.07.2018.

Sepse me datën 15.06.2018, rrethe orës 15.40 minuta i pandehuri dyshohet se i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor me mjetet e rrezikshme dhe atë për shkak se djali i të dëmtuarit kishte pasur mosmarrëveshje para këtij rasti me të pandehurin me iniciale D.H. e që për këtë arsye, i dëmtuari me iniciale H.B. ishte nisur që të lajmëronte rastin në stacioni policor e derisa ishte duke ecur rrugës të pandehurit me iniciale D.H. me veturën e tij, së bashku me të pandehurin A.D. i dalin përpara e pastaj edhe i pandehuri M.H. me veturën e tij del përpara të dëmtuarit dhe pasi ndalen që të tre, ia hapin derën veturës së të dëmtuarit dhe e sulmojnë duke e goditur me grusht, shkop druri ndërsa i pandehuri me iniciale D.H. edhe me një brisk, të cilin e gjen në veturën e të dëmtuarit, pasi që i njëjti që nga data 19.06.2018 ka qenë në arrati, kjo çështje është në fazën e hetimeve ka arsye për të besuar se i njëjti mund të fsheh provat, mund të dikoj në të dëmtuarit në dëshmitarë me çka do të pengojë rrjedhën e procedurës. Prandaj caktimi i masës së paraburgimit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës së të pandehurit dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.