Një (1) muaj caktohet masa e arrestit shtëpiak për të dyshuarën nga Komuna e Gjakovës

Një (1) muaj caktohet masa e arrestit shtëpiak për të dyshuarën nga Komuna e Gjakovës

PRIZREN – 07.05.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurës me iniciale V.Z. nga fshati Brekoc, Komuna e Gjakovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës nga neni 250 par.3. të KPRK-së. Masa e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 04.05.2018, nga ora 15:50, e cila do të zgjasë deri me datën 04.06.2018.

Sepse nga muaji prill i vitit 2018, në Prizren si prind – nënë shkel detyrimin e saj për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të saj të mitur, së cilës edhe sipas vendimit të Gjykatës – ujdisë gjyqësore C.nr.264/10, fëmijët në fjalë i janë besuar në ruajtje, kujdes dhe edukim të saj, në atë mënyrë që me datën 30.03.2018, largohet nga shtëpia duke i braktisur fëmijët dhe duke mos treguar fare vendndodhjen e saj dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre.