Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 04.05.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit DËNUES ndaj të akuzuarit me iniciale I.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vrasje e rënd në tentativë nga neni 179 par.1 nën par.1.5 lidhur me nenin 28 të KPK-së dhe Gjykata i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 4 ( katër) vite në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 11.11.2017.

Sepse me datën 12.06.2017 rrethë orës 15:22 minuta në Prizren në rrugën “Ismet Jashari” për shkak të mosmarrveshjeve të mëhershme familjare, i pandehuri me qëllim ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin me iniciale L.P. si dhe me dashje ka vënë në rrezik jetën e personave të tjerë në vendin publik të dëmtuarit me iniciale B.P.dhe A.R. në atë mënyrë që me veturën e markës “Seat Altea” lëvizë me një shpejtësi të madhe në drejtim të dëmtuarve dhe me të njejtin veturë i godet këmbësorët ashtu që të dëmtuarit me iniciale L.P. i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të dëmtuarit me iniciale B.P. i shkakton lëndime të lehta trupore, po ashtu për shkak të shpetjësisi së madhe vetura rrokulliset dhe e godet qytetaren me iniciale A.R. të cilës i shkakton lëndime të lehta trupore, si dhe dëmtime material iu shkakton të dëmtuarve SH.E. në veturën e markës “Audi” dhe “Cemal Yurus” në lokalin “Xhem” “Optika” dhe “Ortar”.