Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 20.04.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda  ka bërë shpalljen e aktgjykimit DËNUES ndaj të akuzuarit me iniciale B.D. nga Kukësi R. Shqipërisë, për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope  dhe analoge nga neni 273 par.2 të KP-së, dhe veprës penale importi,eksporti,furnizimi,transporti,prodhimi,këmbimi,ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, nga neni 372 par.2 lidhur me parg.1 të KP-së, dhe Gjykata i shqiptoi dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 16.01.2018 dhe dënimin me gjobë në lartësi prej 6.000 (gjashtëmijë)euro.

E akuzuara me iniciale A.V LIROHET nga akuza për veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre nga neni 386 par.1 pika 1.8 dhe 1.9 të KP-së.

Të akuzuarit B.D. i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarës A.V. i ndërpritet paraburgimi.

Sepse me datën 30.06.2017 në ora 20.40 minuta në pikën kufitare në Vërmicë pa autorizim kanë transportuar supatanca psikotropike e llojit marihuan me qëllim të shpërndarjes shitjes ose ofrimit për shitje në atë mënyrë që me rastin e hyrjes nga territori i R. Shqipërisë për në R, Kosovës me veturë të cilin e drejtonte i akuzuari B.D. në veturë me të njëjtin ka qenë edhe e akuzuara e dytë A.V. pasi ndalet për kontroll nga zyrtari policor së bashku me doganierin në momentin kur polici kishte kërkuar që ta hap bagazhin dhe pyetet nga doganieri se a ka diqka për të deklaruar ai ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të R. Shqipërisë , ndërsa pas kontrollit të veturës në ulës nga mbrapa gjenden 4 qese të plastifikuara me supstancë psikotropike në një sasi rreth 2 kg e 715 gr.

Ditën dhe orën e njëjtë në të njëjtën veturë policia gjatë kontrollit ka gjetur nën ulëset e para në një bunker të krijuar enkas për fshehjen e municionit sasia e municionit dhe ate 6857 fishek të kalibrit 7.62 mm,( të paketuara në 72 kuti x 20 copë, 32x70copë dhe refuz fishek 3.177.