Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 19.04.201 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me iniciale B.P. P.P dhe J.P nga Prizreni, për shkak të veprës penale detyrimi në tentativë nga neni 340 par.2 lidhur me nenin 28 të KP.

I akuzuari me iniciale B.P. , nga Prizreni për shkak të veprës penale të detyrimit në tentativë nga neni 340 par.2 lidhur me para.1 e lidhur nenin 28 të KP-së – i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 2000 (dymijë) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.03.2015 e deri me datën 03.09.2015.

Konform nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP të akuzuarit me iniciale, P.P dhe J.P., LIROHEN nga akuza pasi që nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohet.