Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Mamusha

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Mamusha

PRIZREN – 16.04.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale Z.SH. nga Mamusha, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 15.04.2018, nga ora 00.15, e cila do të zgjasë deri me datën 15.05.2018.

Sepse me datën 14.04.2018, rrethe orës 21:40 minuta, në Mamushë me mjete të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor me thikë, i shkakton lëndim trupor të dëmtuarit me iniciale I.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme përkitazi me shfrytëzimin e traktorit të përbashkët, mes familjarëve, në një moment fillon acarimi i situatës në mes tyre, dhe me qëllim të parandalimit të tejkalimit të situatës ndërhynë i dëmtuari me iniciale I.M. ku i pandehuri me një thikë e godet të dëmtuarin, me ç’rast i dëmtuari detyrohet të kërkoj ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren. Andaj duke e pasur parasysh gjendjen e të dëmtuarit, e veçanërisht marrëdhëniet dhe raportet e tyre të acaruara ndër familjare, të njëjtit janë familjar në mes veti, jetojnë në të njëjtën vend, me lënien e tij në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale ku mund të shkaktohen pasoja edhe më të mëdha, si dhe ky fakt do të ndikonte negativisht në ambientin ku jeton si dhe më gjerë, ashtu që caktimi i paraburgimit nga kjo bazë ligjore është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale.