Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 11.04.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të miturve me iniciale L.L. nga fshati Duhël, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 nën par.1.5. të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 par.1 të KPRK-së, dhe të miturve me iniciale L.L dhe G.RR., që të dy nga fshati Duhël, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 par.1 të KPRK-së, masa e paraburgimit prej një (1) muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 10.04.2018, nga ora 14.10, e cila do të zgjasë deri me datën 10.05.2018.

Sepse me datën 10.04.2018, rrethe orës 13:25 minuta në Stacionin e Autobusëve në Suharekë i mituri me iniciale L.L, e privon nga jeta të dëmtuarin me iniciale B.M., i cili ka qenë në shoqëri me shokun e tij V.M., në stacionin e autobusëve në Suharekë, ku si pasojë e një ngatërrese të mëhershme që kishte pasur i mituri L.L (vëllai i të miturit) me V.M., ku në shoqëri të tij ka qenë edhe i mituri G.RR. ashtu që pas një konflikti verbal dhe përleshjes fizike, në të cilën ka marrë pjesë edhe të miturit me iniciale L.L. dhe G.RR., i mituri L.L. nxjerr thikën nga xhepi dhe e godet të dëmtuarin B.M. dhe si pasojë e plagëve vdes në spitalin Rajonal të Prizrenit, me çka janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të KPPK-së për caktimin e paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.