Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 27.03. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime te Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit:

I akuzuari me iniciale B.P. nga Prizreni, Gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 parag.1 nën parag.1.5 dhe nën para.1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së dhe i ka shqiptuar për veprën penale si nën I të diapozitivit i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 20 vitesh, për veprën penale si nën I a) të dispozitivit i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Në kuptim të nenit 80 parag.1 e 2 nën para.2.2 të KP-së, të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 22 (njëzetëedy )vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 09.10.2015 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Sepse me datën 07.09.2015 rrethe orës 20.28 minuta në Prizren, në rrugën “Adem Jashari”, në afërsi të rrethit rrugor në lagjen bazhdar hane, i akuzuari me iniciale B.P. në bashkëkryerje me të pandehurit me iniciale L.P dhe A.P., nipat e tij të cilët gjenden në arrati, të shtyrë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me arsyetim se H. nuk po e paguante shumën prej 70.000 (shtatëdhjetëmijë)euro, të cilën kinse B.M. ,babai i H. ia kishte marr borxhe të akuzuarit me iniciale B.P. dhe me që nga muaji mars 2015, i akuzuari B ishte në paraburgim për shkak të lëndimeve trupore që ia ka shkaktuar tani të ndjerit H. , i mllefosur për këtë, pas katër ditëve nga ndërprerja e paraburgimit, i akuzuari B.P. pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit tjerë, të armatosur me pistoleta të markave të panjohura, të kalibrit 7×62 mm, me veturën e markës “BMW X5” , pronë e B.P, të cilën e drejtonte ai, kanë shkuar në qytet dhe pasi e kanë përcjellë lëvizjet e të dëmtuarve, të cilët ishin me vetura dhe kur janë takuar në vendin e caktuar si më lartë, me tani të ndjerin H.M. vëllain e tij F.M, i cili në veturë shoqërohej nga miku i tyre B.H. të pandehurit pas drejtimit të disa fyerjeve dhe sharjeve në drejtim të të dëmtuarve, me dashje që ti privoj nga jeta kanë filluar të shtijën dhe qëllojnë me armë në drejtim të tyre dhe me atë rast kanë goditur me një predhë tani të ndjerin H.M. i cili rrugës për në spital ka vdekur, lëndime të rënda trupore ka marrë tani i pandehuri F.M. i cili është goditur me tre plumba, po ashtu edhe i dëmtuari B.H., është goditur duke pësuar lëndime të lehta trupore, gjatë këtyre të shtënave është vë në rrezik jeta e qytetarit të rastit Sh.B. duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.