Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 26.03. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime te renda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve:

I akuzuari me iniciale A.B. nga fshati Grejqevc Komuna e Suharekës , gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 parag.1 nën parag.1.5 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së dhe i ka shqiptuar dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) vite në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari me iniciale R.B. nga fshati Grejqevc Komuna e Suharekës, gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vraje e rëndë në ndihmë nga neni 179 par.1 nën parag.2.5 lidhur me nenin 33 par.2 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 9 (nëntë) viteve.

Sepse me datën 03.02.2015 rrethe orës 15.30 minuta në grykën e Carralevës në rrugën e fshatit Grejqevc, Komuna e Suharekës në afërsi të restorantin ,,Qarri,, për shkak të mosmarrëveshjes dhe ngatërresave të mëhershme, nga distanca prej 120 metrave, me dashje privon nga jeta F.B. i akuzuari me të njëjtën predhë, i shkakton plagë penetruese viktimës R.B., kurse me predhën e dytë lëndime të lehta trupore i shkakton të dëmtuarit A.B.