Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 22.03. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve:

I akuzuari me iniciale G.Ll. nga Prishtina, gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 parag.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj.

E akuzuara me iniciale V.N. nga Gllanaselle, gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 parag.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqindë) euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Sepse me datën 26.12.2016, rrethe orës 15:30 minuta, në Prizren me dashje ia merr pasurinë tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë që derisa të akuzuarit me iniciale G. Ll. dhe V.N ishin në restorantin e pompës së derivateve “Arbëria”, të ulur në tavolinë afër të dëmtuarit me iniciale M. Gj. dhe nga jak na që e kishte të varur në karrige, i akuzuari G. Ll. ja merr një shumë të konsiderueshme të holla dhe portofolin e kthen aty ku e kishte marr, këto para ia jep të akuzuarës V.N., e njëjta i vendos në çantën e saj, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojë dëm material.