Takimi i sotëm Gjykatë – OSBE.

Takimi i sotëm Gjykatë – OSBE.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Ymer Hoxha, priti sot në një takim Drejtorin e Zyres Rajonale te OSBE-së në Prizren z. George Katcharava dhe stafin e OSBE-së nga Zyra për Ligj dhe Drejtësi të përbërë nga z. Meriton Pajaziti, z. Ergys Rexha dhe znj. Dhurata Shishko.

Fillimisht z. Hoxha vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit me Zyrën Rajonale të OSBE-së në Prizren dhe përmendi disa nga sukseset e arritura bashkarisht, siç janë monitorimi i rregullt i seancave gjyqësore, publikimi i raporteve mbi të gjeturat nga monitorimi si dhe organizimi i tryezave të rrumbullakta. Krejt këto me qëllim të mbrojtjes efikase të të drejtave dhe lirive të njeriut, rritjes së efikasitetit dhe transparencës së Gjykatës.

Z. Hoxha informoi anëtarët e delegacionit të OSBE-së mbi të arriturat e kësaj gjykate në zvogëlimin e numrit të lëndëve, rritjen e transparencës dhe ngritjen e besueshmërisë tek qytetarët. Gjithashtu, z. Hoxha përmendi edhe sfidat me të cilat kjo gjykatë përballet aktualisht, mos plotësimi i të gjitha vendeve të parapara të punës, mungesa e hapësirës së mjaftueshme për punë etj.

Në anën tjetër, z. Katcharava paraqiti edhe një herë mandatin e OSBE-së, projektet që ky mision planifikon ti realizoj në të ardhmen në fushën e së drejtës, sundimit të ligjit dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.

Në fund u bisedua mbi thellimin e bashkëpunimit në mes të dy palëve në forma të ndryshme në fushën e ligjit dhe organizimin e vizitave të rregullta.