Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 17.03.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.K, nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprat penale  kanosje nga neni 185 par.4  të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të KPRK-së e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 15.03.2018, në ora 18:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 15.04.2018.

  Sepse me datën  15.03.2018, në ora 16.15 minuta, në Prizren me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, kanos seriozisht të dëmtuarin me iniciale A.M., në atë mënyrë që i pandehuri A. Për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme me të dëmtuarin, pasi takohet rastësisht në vendin e lartcekur fillimisht fjaloset, dhe pastaj e nxjerr armën nga beli dhe i drejtohet të dëmtuarit më fjalë “Nëse nuk e hekë denoncimin kundra meje unë të vras ty” , me ç’rast ndaj të dëmtuarit është shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri.

Duke i pasur parasysh karakteristikat e të pandehurit ku nga data bazë e të dhënave policore  ndaj të pandehurit janë evidentuar një numër i madh i veprave penale, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.