Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 15.03.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale A.A,(ashkali) dhe G.A. (egjiptian) që të dy nga Gjakova, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale tentim rrëmbimi nga neni 194 par.2 lidhur me para.2.4 lidhur me para. 1. dhe nenin 28 e 31 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 12.03.2018, në ora 15:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 11.04.2018.

Sepse me datën 11.03.2018, në ora 19.00 në Prizren të pandehurit në bashkëveprim tentojnë ta rrëmbejnë pranë shtëpisë së saj të dëmtuarën – të miturën – me qëllim të lidhjes jashtëmartesore pa pëlqimin e saj dhe prindërve të saj. Duke e pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, e cila është e rrezikshmërisë së lartë, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.