Pesëmbëdhjetë (15) ditë caktohet masa e paraburgimit

Pesëmbëdhjetë  (15) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 02.03.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, ndaj të pandehurit me iniciale R.H, nga fshati Lubiqevë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 nën para.3.1 lidhur me para. 1 nën para. 1.4 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 28.02.2018, në ora 15:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 14.03.2018.

Sepse me datën 27.02.2018, rrethe orës 18:30 minuta në shtëpinë e tij shkakton lëndime të lehta trupore personave tjerë të cilat rezultojnë me dëmtim të përkohshëm të shëndetit, në atë mënyrë që i pandehuri pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e vëllait të tij, tani të dëmtuarën me iniciale G.H. pas fjalosjes vjen deri te sulmi dhe shkaktimi i lëndimeve trupore. Lëndime të lehta pëson edhe e dëmtuara e mitur e cila ndodhe në atë dhomë. Lëndimet janë të përshkruara nga reparti i emergjencës së spitalit në Prizren.