Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarit nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarit nga Prizreni

PRIZREN – 28.02.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale H.D, dhe S.K. që të dy nga Prizreni, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shantazhi nga neni 341 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 27.02.2018, në ora 17:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 27.03.2018.

Sepse me datën 27.02.2018, në Prizren të dyshuarit me iniciale A.B dhe S.K. me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanosin të dëmtuarat me iniciale C.A dhe E.Q., në atë mënyrë që të pandehurit në vazhdimësi i kanë kanosur duke i detyruar të dëmtuarat që tu japin shuma të caktuara të holla, telefona mobil, ndërsa së fundmi të pandehurit kanë shkuar në banesën ku ishin duke banuar të dëmtuarat si studente, duke i detyruar që tu japin të holla në shumën prej gjashtë mijë euro (6000) në të kundërtën do tu zbulojnë prindërve të të dëmtuarave informacione, përkatësisht lidhjet e tyre intime me të pandehurit, që do tu dëmtojnë nderin apo autoritetin e tyre, ku në ditën konkrete fillimisht nga të dëmtuarat kërkojnë shumën prej pesëqind euro (500) euro, ndërsa pas tre muajve do tu dorëzojnë të pandehurve edhe shumën e mbetur prej pesëmijë e pesëqind euro (5500) euro, ku gjatë zbatimit të masës së fshehtë nga policia, të pandehurit kapen në flagrancë menjëherë pas pranimit të të hollave nga të dëmtuarat në vlerë prej pesëqind (500) euro të gjitha bankënota të stimuluara të policisë.