Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 22.02.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.N, nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale zjarrvënije nga neni 334 par.2 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 20.02.2018,dhe do të zgjasë deri më datën 20.03.2018.

Sepse me datën 20.01.2018, rrethe orës 02:50 minuta në Prizren, me qëllim dhe dashje për t’ia dëmtuar pasurinë e të dëmtuarit me iniciale L.S., i pandehuri në natën kritike shkon deri te vendi ku ndodhej e parkuar vetura e markës “Renault Clio” pronë e të dëmtuarit me iniciale L.S. dhe me mjet të përshtatshëm për ndezjen e zjarrit, të njëjtës ia vë zjarrin dhe e dëmton tërësisht i cili dëm është në vlerë rrethë dymijë e pesëqind euro (2.500 ) euro ku si pasojë, zjarri përfshin edhe veturën “Opel Corsa”, pronë e të dëmtuarit me iniciale J.S., e cila dëmtohet tërësisht dhe kap vlerën prej tremijë e pesëqind euro (3.500) euro, si dhe zjarri përfshin edhe shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale V.P. ku si pasojë dëmtohet fasada e kësaj shtëpie e cila kap vlerën rrethë dymbëdhjetë mijë euro (12.000) euro, me ç’rast vlera e përgjithshme është tetëmbëdhjetë mijë euro ( 18.000) euro.