Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin lirues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin lirues

PRIZREN,26 qershor 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit  ka bërë shpalljen e aktgjykimit lirues ndaj të akuzuarve me iniciale B.H. ish Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prizrenit dhe E.B., Inspektor në  Komunën e Prizrenit, për shkak të veprave penale keqpërdorim i pozitës apo  autoritetit zyrtar  nga neni 422 par.1 lidhur me parag.2 nënparag.2.2. të KPRK-së, dhe veprës penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 332 para.1 të KPRK-së.

Në kuptim të nenit 364 paragrafi  1 pika 1.3 të KPPRK –së për shkak se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, Gjykata ka bërë shpalljen e aktgjykimit LIRUES.