Gjyqtari Valon Totaj dekretohet për gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Gjyqtari Valon Totaj dekretohet për gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Prizren – 20.02.2018 – Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjyqtari Valon Totaj dekretohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtari Totaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër për gjyqtarin Totaj:

Valon Totaj ka punuar gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren. Totaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005, kurse provimin e jurispodencës e përfundoi në vitin 2007. Praktikën profesionale e kreu tek Avokat Ethem Rogova nga viti 2005 deri në vitin 2006 dhe në Gjykatën e Qarkut në Prizren nga viti 2006 deri më 2007. Në vitin 2007-2008 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtorit profesional të Bordit të Drejtorëve të Komunës së Prizrenit. Gjatë viteve 2008-2010 gjyqtari Totaj  është emëruar në postin e Zëvendës Avokatit Publik të Komunës së Prizrenit.Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2010 në Gjykatën Themelore në Prizren. Nga një Janari i vitit 2013 Totaj, u emëru gjyqtar në departamentin e përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prizren pozitë të cilën ende e mban. Poashtu Totaj është bashkëautor i ,,Doracakut Kontestimore,, si dhe  i moduleve – programeve trajnuese ,, Edrejta Familjare për Fëmijë – Aspekti Civil,, ,pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë, në kuadër të të cilit institucion që nga viti 2013, ai është angazhuar edhe si trajnues gjyqësor i lëndëve civile.