Një (1) muaj paraburgim

Një (1) muaj paraburgim

PRIZREN – 25.01.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.G. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit.

Sepse gjatë vitit 2017 në Prizren në kohë të pacaktuar pranon për vete duke kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcional të pasurisë në këmbim të shërbimit për të dëmtuarin me iniciale M.B. duke e detyruar të njëjtin që të veproj në dëm të pasurisë së tij.

Sepse gjatë vitit 2017 në Prizren me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e përdorë forcën dhe kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin të veproj në dëm të pasurisë së tij.

Duke e pasur parasysh që i njëjti është recidivist i veprave penale, fakt ky i vërtetuat edhe nga të dhënat e lëndëve pranë kësaj gjykate, është caktuar masa e paraburgimit.

Me këtë veprim dyshohet se i pandehuri me iniciale A.G. ka kryer veprat penale fajde nga neni 343 par.3 të KPRK-së, dhe veprës penale të detyrimit nga neni 340 par.2 të KPRE-së.