Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 23.01. 2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të rënda shpalli aktgjykim ndaj të akuzuarve me inicialet:

1.I akuzuari me iniciale GJ.K. nga  Lezha, Republika e Shqipërisë për shkak të  veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe supstancave  psikotrope dhe analoge nga neni 273  par.2 lidhur me nenin 281 para.1 nën para. 1.9 dhe 31   të KPRK-së, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite.

2 E akuzuara me iniciale K.Z. nga Lezha, Republika e Shqipërisë, për shkak të  veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe supstancave psikotrope dhe analoge nga neni 273  par.2 lidhur me nenin 281 para.1 nën para. 1.9 dhe 31   të KPRK-së, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro, si dhe dënimin burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

3. I akuzuari me iniciale A.M. nga Fushë Krujë Republika e Shqipërisë, për shkak të  veprës blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe supstancave psikotrope dhe analoge nga neni 273  par.2 lidhur me nenin 281 para.1 nën para. 1.9 dhe 31  të KPRK-së, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesqindë) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite. Në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sepse me datën 22.10.2016 në periudhën kohore prej orës 05:40 minuta pa autorizim kanë transportuar dhe ndërmjetësuar transportin e dërgesës – substancë psikotrope të llojit marihuanë me qëllim të shitjes ose ofrimit për shitje në peshë prej 39 kg e 035 gram.