Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1)muaj -paraburgim

PRIZREN – 16.01.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti Përgjithshëm Penal,  duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.Sh. nga  Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 12.01.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 12.02.2018.

I pandehuri i lartpërmendur  dyshohet  se me datën 12.01.2018, rrethe orës 12.30 minuta në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare i shkakton lëndim trupor personit tjetër i cili rezulton me dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit tjetër, në atë mënyrë i pandehuri  M. Sh. pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me blerjen e narkotikëve, kërkon para nga prindërit e tij, meqenëse prindërit nuk i japin para për të blerë narkotik, i pandehuri të dëmtuarin (babanë )e tij me iniciale R. Sh. e sulmon fizikisht duke e goditur me një hekur, mjet ky i rrezikshëm. Me këto veprime i pandehuri i shkakton viktimës së ndjeshme R. Sh.  lëndime trupore të konstatuara në konstatimin e spitalit rajonal të Prizrenit.

Me këto veprim i pandehuri  dyshohet se ka  kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188, parag.2 dhe lidhur me parag. 1  të KPRK-së.